A ndiheni ndonjëherë të përgjumur gjatë ditës? A e keni të vështirë të zgjoheni të hënën në mëngjes? Nëse po, ju besoj që keni nevojë të fuqishme për gjumë. Megjithatë, ju nuk e kuptoni se gjumi është po aq thelbësor për mirëqenien tuaj njëjtë si ushqimi dhe uji.
Sipas Peters (2017) privimi i gjumit ose mosfjetja, nëse ndodh gjatë një periudhe afatshkurtër ose afatgjatë, mund të çojë në disa simptoma karakteristike. Këto simptoma mund të fillojnë prej përgjumësisë e deri te ankesat më serioze të halucinacioneve, problemeve të kujtesës dhe ankesave të dhimbjes.
Shkalla e ndryshueshmërisë varet nga dy faktorë. Së pari, natyrisht që do të vuani më shumë nga simptomat e privimit të gjumit sa më gjatë që të qëndroni zgjuar. Për shembull duke qëndruar zgjuar për të shikuar kanalin tuaj të preferuar, është ndryshe nga bërja e 4 orëve gjumë në vend se të shikoni një kanal televiziv të preferuar. Së dyti, intensiteti i simptomave tuaja do të ndryshojë në varësi të ritmit cirkadian. Privimi i gjumit gjithashtu mund të çojë në disa pasoja të papritura psikiatrike të cilat janë çuditërisht të zakonshme.
Gjumi është i rëndësishëm për secilin individ, e sidomos për adoleshentët ku gjumi i mirë luan rol në disponimin e mirë të tyre gjatë ditës. Por kjo çuditërisht nuk është njejtë për të gjithë, sepse varet prej faktorëve tjerë në disponim, e jo vetëm gjumit. Fjetja më pak se 8 orë ose më shumë se 10 orë i bënë adoleshentët që të kenë disponim më të keq gjatë asaj dite. Zakonisht familjet që kanë adoleshentë i nxisin ata që të shkojnë më herët në shtrat në vend që të qëndrojnë shumë. Por ata kundërshtojnë sepse kanë detyra të shtëpisë, kanë dëshirë që të qëndrojnë deri vonë zgjuar ose e kanë të vështirë që të flenë herët.
Por një studim i ri konfirmon se adoleshentët kanë nevojë për 8 deri në 10 orë gjumë gjatë natës për t’u ndjerë më së miri të nesërmen. Pas këtij studimi shumica e adoleshentëve treguan gjendje të mirë pas një natë prej 8 deri në 10 orë gjumë (Prabhune, 2017). Edhe fëmijët e të njëjtës moshë, të gjithë kanë nevojë për periudha dhe intensitet të ndryshëm të gjumit për t’u ndjerë mirë. Një arsye mund të jenë çështjet shëndetësore që ndryshojnë mes tyre. Për shembull, në studimin e ri, fëmijët me ankth dhe depresion duket se kanë nevojë për më shumë gjumë për të funksionuar mirë. Një mënyrë e mirë për të ndihmuar adoleshentët të flenë mjaftueshëm është që të fillojnë shkollën më vonë e jo herët në mëngjes. Pasi disa shkolla e kanë aplikuar tashmë këtë, po shohin rezultate të mira si: më pak aksidente në trafik, rezultate më të larta në teste dhe diplomim më të lehtë e më të shpejtë./revista psika
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...