Të dhjeta gratë e të njëjtës familje kanë fituar betejën me kancerin e gjirit

01:38 | 21 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Dhjetë gra nga e njëjta familje kanë fituar betejën me kancerin e gjirit. Të gjitha gratë janë nga Lincolnshire dhe të moshës 47 deri në 81 vjeç. Tetë prej tyre kanë lidhje gjaku.

Joyce Waite, 78-vjeç, u diagnostikua e para me sëmundjen vdekjeprurëse në vitin 2002. Kunatat e saj dhe vajzat gjithashtu u përballën me të njëjtin fat. Pas 15 vitesh mankthi mori fund kur mbesa e partnerit të Joyce, Jane Reeson, 54 vjeç, pati një operacion të suksesshëm për heqjen e kancerit të gjirit në 2017-ën.

“Jemi një familje me marrëdhënie të ngushtë, kështu kemi qenë aty për njëra-tjetrën. Të gjitha luftuam me kancerin së bashku si familje dhe ndamë përvojat me njëra-tjetrën që na ndihmoi shumë,”- tha Vanessa, 55 vjeç, anëtarja e tetë e familjes që u diagnostikua në prill 2015.

Ajo refuzoi radioterapinë për shkak të efekteve që la tek nëna e saj Barbara, që u diagnostikua me kancer në 2003. Në maj të vitit 2015, Vanessa bëri një mastektomi në gjirin e majtë dhe i largoi të gjitha nyjet limfatike.

Ajo bëri edhe dy operacione të tjera për të hequr lëkurën e dëmtuar dhe iu nënshtrua sërish një mastektomie në tetor 2016 si masë paraprake.Dhe nëna e saj 81-vjeçare, Barbara Lim, ishte gruaja e dytë në familje që u diagnostikua me kancer.

Lim bëri operacion në 19 gusht 2003 duke hequr nyjet limfatike dhe iu nënshtrua një lumpektomie. Ajo bëri radioterapi dhe i mbijetoi sëmundjes. Nusja e Barbaras, Trudie Smart, 47 vjeç, u diagnostikua me kancer të gjirit në prill 2008. Smart bëri tetë cikle kimioterapie përpara se të bënte një mastektomi në nëntor të atij viti, pasuar nga tre javë radioterapi.

Ajo u shpreh: “Kanceri im i gjirit ishte ER + që do të thoshte që prodhoja shumë estrogjen, kështu që zgjodhja të hiqja vezoret e mia.” Vetëm disa muaj pas diagnostikimit të Smart, nëna e saj Shirley Limb, 72 vjeç, u diagnostikua në shtator 2008. Gruaja hoqi nyjet limfatike dhe ndërhyrje të pjesshme kirurgjike në gjoks ose lumpektomi para Krishtlindjeve të atij viti.

Më pas bëri radioterapi çdo ditë për tre javë dhe rezultatet pozitive i mori në verën e vitit 2009. Pavarësisht se nuk ishte e afërme, partnerja e vëllait të Vanessës, Lorrene Hill, 61 vjeç, u diagnostikua me kancer në gjoks në 2005. Ajo bëri kimioterapi për tkurrjen e tumorit para se ti nënshtrohej një mastektomie të pjesshme.

Vjehrra e saj Hazel Holland, 53 vjeç, gjithashtu zbuloi sëmundjen me anë të mamografisë në shkurt 2015. Ajo bëri operacion në mars për heqjen e kancerit dhe nyjeve limfatike, ndjekur nga kimioterapi dhe radioterapi  Tre vjet më parë në 2012, nëna e Hazel, Mary Limb, 74 vjeç, gjithashtu u diagnostikua me kancer gjiri. Ajo qëndroi në spital për katër ditë pas operacionit për heqjen e kancerit ndjekur nga radioterapia.

Kunata e Mary-t, Margaret Bedford, 74 vjeç, u diagnostikua në gusht 2017. Ajo iu nënshtrua një lumpektomie një muaj më vonë dhe pas katër javësh të radioterapisë rraskapitëse kanceri iu hoq. Dhe një muaj më vonë, në tetor 2017 bashkëshortja e djalit të saj David, Jane Reeson, 54-vjeç u diagnostikua me sëmundjen. Ajo bëri mastektomi në anën e saj të majtë të gjoksit në nëntor të këtij viti, duke i dhënë fund ciklit të femrave me kancer në fisin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme