Shkencëtarët do të zhvillojnë testime për të parë në qoftë se kanabisi mund të lehtësojë simptomat e autizmit.
Universiteti Kalifornian San Diego ka lajmëruar se do të nisin një studim vitin e ardhshëm në bashkëpunim me Universitetin e Qendrën Mjekësore në New York dhe Qendrën Mjekësore në Jerusalem, Shaare Zedek.
Doktori Orrin Devinsky, i cili është i përfshirë në dy studime të ardhshme në SHBA, ka bërë të ditur se shumë prindër të fëmijëve autikë përdorin marihuanën mjekësore për të trajtuar disa probleme, si ankthi, sjelljet agresive apo problemet me gjumin.
Megjithatë sipas tij ka nevojë që të zhvillohen disa studime për të parë në qoftë se përdorimi i kanabisit tek fëmijët autikë është i sigurt.
Ekspertët janë të interesuar të shohin efektet e kanabisit tek pacientët e prekur nga autizmi, kjo pasi një përbërës i marihuanes i njohur si “cannabidiol” ka treguar sukses në lehtësimin e simptomave të epilepsisë.
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...
Osmani pritet nga Presidenti i Kolumbisë: Mirënjohëse pafund...
Protesta e opozitës në Tiranë, lirohen 21 protestues