Të bardhat e vezëve apo të verdhat e vezëve? Ja cilat kanë më shumë vlera ushqyese

10:24 | 12 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Njerëzit shpesh kur hanë vezë e ndajnë të bardhën nga e kuqja.

E bardha e vezës konsiderohet më e shëndetshme se e kuqja, sepse njihet për nivelet e larta të yndyrës, kalorive dhe kolesterolit, transmeton portal arbresh.info

Për më tepër, meqenëse të bardhat e vezëve janë të pasura me proteina, konsumi i tyre veçmas nga të verdhat e vezëve është veçanërisht i përhapur në mesin e atyre që, profesionalisht ose rekreativisht, angazhohen në ndonjë aktivitet fizik.

Çfarë përmban e verdha e vezës dhe çfarë përmban e bardha e vezës?

Të verdhat e vezëve kanë nivele më të larta të kolesterolit dhe yndyrës sesa të bardhat e vezëve, por ato gjithashtu kanë nivele më të larta të kalciumit, hekurit, magnezit, fosforit, kaliumit, natriumit dhe zinkut.

Natriumi i tepërt mund të mos jetë më i miri për trupin tonë, por trupi gjithashtu ka nevojë për të gjitha mineralet e tjera që sigurojnë të verdhat e vezëve. Nga vitaminat, më e rëndësishmja është përqindja e madhe e vitaminës A në to.

Nga ana tjetër, të bardhat e vezëve përdoren në gjithçka, nga ushqimi tek kujdesi i lëkurës. Ato përbëhen kryesisht nga proteina, të cilat ndihmojnë në rinovimin dhe rritjen e indeve të muskujve.

Përparësitë e të bardhës së vezës janë të dukshme, por ju nuk duhet të shmangni të verdhat e vezëve, sepse vetëm kur hahet veza e plotë sigurini që të keni marrë të gjitha vlerat e saj.

Nëse qëllimi juaj është që të humbisni peshë, të bardhat e vezëve janë opsioni i duhur, sepse ato përmbajnë vetëm 17 kalori, ndërsa të verdhat e vezëve kanë 55 kalori./arbresh.info/

Të ngjashme