Në prill të këtij viti, një grup ekspertësh dolën me një raport sipas së cilit, njerëzit që vuajnë nga tipi 2 I diabetit, nuk duhet të konsumojnë pasta dhe në përgjithësi karbohidrate.
Vakti i tyre duhet të jetë I përbërë vetëm nga perime, dhe proteina të shëndetshme, shkruan dailymail.
Sidoqoftë, një studim I bërë kohëve të fundit ka rezultuar se nuk është ushqimi ai që shkakton diabetin, është sasia e ushqimit që mund të shkaktojë dhe ta përkeqësoje këtë sëmundje. “evidencat shkencore kanë treguar se shkaku kyesor I sëmundjes së diabetit është obeziteti, I cili bënë akumulimin e yndyrës në organet e shëndetshme dhe shkakton diabetin”. “Shmangia e përdorimit të disa ushqimeve ka shumë pak ndikim. Ajo çfarë ka rëndësi është pesha”. Tha dr. lean, autor I studimit.
Sipas këtij studimi, konsumimi I ushqimeve të shëndetshme nuk ka rëndësi, përderisa jeni në mbipeshë. Sipas studiuesve, idea e konsumimit të ulët të karbohidrateve, në mënyrë që të parandalohet diabeti është vetëm mit. Ky mit ka ardhur për arsye se karbohidratet rrisin sasinë e insulinës në trup.
Në përgjithësi, mesazhi I këtij studimi është, që njerëzit të fokusohen në sasinë e ushqimit që konsumojnë në vend të llojit të ushqimit. /Gazeta Express
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...