Pasi të mbeteni shtatzënë, ju do të njoftoheni me një listë të gjerë të gjërave që duhet dhe nuk duhet t’i bëni nga nëna juaj, miqtë, tezja, Google – apo kushdo tjetër.
Por, sa janë të vërteta ato që jua thonë njerëzit rreth shtatzënisë? – transmeton Telegrafi.
Ndër thëniet më të shpeshta në shoqërinë tonë është se gratë shtatzënë fillojnë të hanë sa për dy persona, kur faktikisht kjo nuk është e vërtetë.
Sipas Aren Gottlieb, gjinekologe e njohur në Nju Jork, shtatzënia nuk duhet t’ju shërbejë si arsyetim për t’i ngrënë dy copa ëmbëlsirë. Sipas saj, ato kalori të tepërta mund t’ju shkaktojnë më shumë dëme sesa t’ju sjellin përfitime shëndetësore.
“Nënat patjetër duhet të hanë ushqim të shëndetshëm dhe të sigurohen se janë duke i marrë të gjitha vlerat ushqyese që u duhen, por nëse do të duhej të hanin për dy persona, ato do të fitonin shumë peshë, pra do të merrnin formë të çuditshme të trupit dhe do të kishin komplikime të mëdha”, thotë Dr. Gottlieb.
Keni parasysh se ngrënia e tepërt gjatë shtatzënisë – “ngrënia sa për dy persona” – mund t’jua rritë rrezikun e diabetit dhe të shkaktojë vështirësi gjatë lindjes së bebes. /Telegrafi/
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...