Ekspertët tërheqin vërejtjen që tabletat kundër dhembjeve mund të shkaktojnë humbje të pjesshme të një shqise të rëndësishme.
Nuk e kemi për qëllim t’ju frikësojmë, por na duket që femrat të cilat rregullisht pinë tableta kundër dhembjeve mund të dëmtojnë tërësisht dëgjimin e tyre, transmeton Telegrafi.
Duke u mbështetur në hulumtimin e ri, vetëm dy tableta të cilat përmbajnë paracetamol dhe ibuprofen në ditë gjatë periudhës prej gjashtë vjetësh janë të mjaftueshme që të humbin dukshëm dëgjimin.
Ky hulumtim është bërë pas hulumtimit të njëjtë tek meshkujt, ndërkaq rezultatet kanë qenë të njëjta. Përse janë të tilla, në shikim të parë të parëndësishme, këto ilaçe aq të rrezikshme?
Ekspertët thonë që ndërpresin qarkullimin e gjakut në brendi të veshit, gjë që shkakton ndjeshmëri më të madhe ndaj zhurmës së jashtme.
Dr. Gary Curham, autor i studimit, i cili është bërë në Brigham andWomen’s Hospital, thotë që së paku një ndër 20 femra me dëmtim të dëgjimit shpesh ka pirë tableta kundër dhembjeve.
Të rrezikshme janë bile edhe dozat më të vogla
Kur është fjala tek hulumtimi te meshkujt të cilët i ka analizuar Shërbimi Nacional Shëndetësor anglez, bile edhe dozat më të vogla të këtyre ilaçeve mund të ndikojnë në humbjen e dëgjimit.
Gjithsesi, me asgjë nuk duhet tepruar, madje as të mos vëmë dorën tek tabletat kundër dhembjeve thjesht për shkak të shprehisë.
Tabletat megjithatë janë kimi, ndërkaq natyra ka zgjidhje për çdo gjë, kështu që më me dëshirë orientohuni tek metodat alternative, çajet dhe mendimet pozitive./Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...