Rrethpreja, apo siç njihet ndryshe në gjuhën mjekësore “circumcisi” ose në gjuhën popullore “synetia”, është një procedurë e thjeshtë kirurgjikale që konsiston në heqjen e lëkurës apo prepuciumit i cili rrethon kokën e penisit, duke sjellë komplikacione nga më të ndryshmet që nuk duhen anashkaluar.
Kozeta Levonja, kirurge e përgjithshme, tregon për gazetën “Shëndet+” përfitimet dhe komplikacionet e mundshme shëndetësore të një procedure të tillë, kohën e përshtatshme se kur duhet kryer ajo pa lënë pasoja psikologjike tek fëmija, si dhe çfarë duhet të kemi kujdes para dhe pas ndërhyrjes, shkruan Shëndeti.al.
Çfarë do të kuptojmë me circumcizio. Ku konsiston procedura dhe sa zgjat ajo?
Circumcisio në gjuhën mjekësore apo latinisht, rrethprerja në gjuhën biblike apo syneti siç njihet rëndom nga populli, është një procedurë e thjeshtë kirurgjikale që konsiston në heqjen e lëkurës apo prepuciumit i cili rrethon kokën e penisit, duke sjellë komplikacione nga më të ndryshmet që nuk duhen anashkaluar.
Kjo procedurë zgjat zakonisht 10 minuta, por mund të variojë sipas gjendjes së pacientit.
Meqë është një ndërhyrje kirurgjikale që në shumicën e rasteve kryhet me anestezi lokale, apo me gjilpërë siç i thotë populli, mund të kryhet edhe në kushte ambulatore.
Si kontrollohet dhimbja gjatë ndërhyrjes?
Anestezia lokale paraqet një sërë avantazhesh në krahasim me atë gjenerale, sepse është më e shpejtë dhe shumë më pak e dëmshme. Nuk preferohet që për një procedurë kaq të shpejtë apo punë disa minutëshe (sado që mjeku ka shumë komoditet me anestezi gjenerale) fëmija t’i nënshtrohet anestezisë së përgjithshme, e cila mund të jetë shkas për komplikacione të tjera, sado që monitorimi postoperator menaxhohet nga anestezistë me eksperiencë dhe rreziqet janë minimizuar.
A është vërtet rrethprerja një nevojë shëndetësore apo thjesht një traditë?
Circumcizio dikur ka qenë traditë fetare, sidomos në popullsinë e zonave rurale, por në ditët e sotme prindërit e rinj janë të mirëinformuar, shumica prej tyre me një nivel të lartë intelektual dhe tashmë në shumicën e rasteve kjo procedurë kryhet zakonisht kur fëmija ka indikacion apo nevojë imediate për t’ju nënshtruar këtij interventi. Sigurisht, ka mjaft prindër, sidomos në zonat e thella, që parapëlqejnë të ndjekin traditën duke aplikuar circumcision apo synetin tek fëmijët e tyre, por kjo nuk përbën asnjë problem për fëmijën.
Kur është koha më e përshtatshme për një ndërhyrje të tillë dhe ku duhet bërë ajo/ mjeku specialist përkatës?
Koha më e përshtatshme për të kryer këtë procedurë, sidomos gjatë përvojës time shumëvjeçare, është në fëmijërinë e hershme, kur bebi është disa muajsh deri në 2 apo 3 vjeç. (Sipas Biblës, Jezu Krishti është rrethprerë nëntëditësh dhe shumë vende të besimit islam e aplikojnë tek bebet në këtë moshë).
Kjo procedurë apo intervent kryhet nga mjeku specialist urolog apo kirurg. Nuk duhet në asnjë mënyrë të kryhet nga infermierët apo në rastet më të këqija nga xherahet apo berberët, siç na ka ndodhur shpesh herë të shikojmë, por sa më shumë të jenë të ndërgjegjësuar prindërit, aq më të pakta janë këto raste për fat.
Fëmija i cili do kryejë circumcision duhet përgatitur me bindje e durim në bashkëpunim mjek-prind dhe jo të kryhet me forcë, sepse, sado e domosdoshme të jetë kjo ndërhyrje, nuk duhet të lërë gjurmë në psikikën fëmijërore. Mjekët me eksperiencë punojnë me dorë të lirë duke bërë rrethprerjen pas anestezisë dhe duke patur gjithmonë kujdes për ndalimin e hemorragjisë. Gjatë kryerjes së procedurës gjithmonë duhet patur kujdes gjendja e përgjithshme e fëmijës dhe mundësisht bashkëbisedimi më të, duke shmangur çdo lloj elementi të dhunës apo mbajtjes me forcë.
A ka rreziqe dhe çfarë përfshijnë komplikacionet më serioze?
Si indikacione të mundshme për të kryer circumcision janë infeksionet si parafimozat e fimozat, që në një numër të konsideruar rastesh duhen trajtuar urgjentisht sepse ka patur raste strangulacioni apo shtrëngimi të prepuciumit rreth penisit me pasoja të rënda. Indikacion mjaft i shpeshtë është infeksioni apo iritimi i lëkurës nga urinimi i shpeshtë, urina me përmbajtje të lartë kripërash apo dhe pampersat jocilësore.
Gjatë përvojës shumëvjeçare në këtë fushë, kam hasur edhe mosha të rritura që vuanin nga infeksione të tipit balanopostitis me edema të glansit, deri në rrjedhje të sasive të konsiderueshme qelbi në këtë zonë, duke sjellë mjaft shqetësime tek i sëmuri dhe sigurisht edhe në cilësinë e jetës, sidomos të sferës seksuale. Asnjëherë nuk duhet hezituar apo shmangur vizita tek mjeku për këto probleme, sepse mund të lënë pasoja të padëshirueshme dhe aq më tepër të pakthyeshme kur me mjekim, këshilla dhe një ndërhyrje kaq e thjeshtë mund të rregullojë cilësinë e jetës. Pra, mjeku ndodhet gjithmonë aty, i gatshëm për t’ju ndihmuar, mos hezitoni ta kontaktoni për çdo problem.
Çfarë duhet të kenë kujdes prindërit pas ndërhyrjes/ këshilla?
Pas ndërhyrjes duhet patur gjithmonë kujdes sidomos 24 orët e para për shkak të ndonjë hemorragjie të mundshme apo të ndonjë infeksioni postoperator.
Këshillat e dhëna prindit për kujdesin pas operacionit konsistojnë në dhënien e qetësuesve të tipit si paracetamol apo algofren dhe në asnjë mënyrë aspirinë e cila mund të bëhet shkak për ndonjë hemorragji të mundshme. Mjekimi mbas ndërhyrjes bëhet nga mjeku specialist apo personeli infermieror i specializuar.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...