Superheronjtë argëtojnë fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë

11:39 | 15 Dhjetor 2022
Vjollca Gajraku

Organizata “Care for Kosovo Kids” dhe Klubi Alpin Prishtina gjatë ditës së sotme kanë organizuar lëshime me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, me aplinistë të veshur si superheronj.

Fëmijet që ndodhen në këtë klinikë patën rastin t’i shihnin superheronjtë e tyre nga dritaret.

Fushata “Superheronjtë në Pediatri” ka për qëllim mbledhjen e fondeve për shërimin e fëmijëve, të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme