Google ADS

Sulmin në zemër mund ta fitoni nga mungesa e kripës

22:46 | 12 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shkencëtarët assesi të vendosin, ndërkaq tani konstatojnë që pikërisht është mirë të konsumoni më shumë kripë.

Thonë se si njerëzit që fusin sasi tepër të vogël kripe në organizëm shtojnë rrezikun për pikën në zemër dhe pikën në tru, ndërkaq më herët konstatonin të kundërtën.

Deri te ky konkludim kanë arritur hulumtuesit e dy institucioneve mjekësore në Kanada – McMaster University dhe Hamilton Health Sciences, transmeton Telegrafi.

Ata kanë studiuar më shumë se 130.000 njerëz nga 49 shtete në tërë botën – sa kripë kanë konsumuar, si kanë vdekur, a kanë pësuar sulm në zemër apo sulm në tru, sa e kanë pasur presionin e gjakut etj.

Rezultatet e tyre kanë treguar që konsumimi i tepër i vogël i kripës (më pak se 3 gramë në ditë) është i lidhur me shpeshtësi më të madhe të sulmit në zemër, sulmit në tru dhe vdekjes, në krahasim me konsumimin mesatar të kripës.

Konsumimi i pakët i kripës ul presionin e gjakut dukshëm, në krahasim me konsumimin mesatar, gjithashtu shkakton rritje të dëmshme të disa hormoneve në trup.

Mirëpo, ekspertët ndërkombëtarë kanë sulmuar ashpër studimin, i cili thotë se si duhet konsumuar më shumë kripë për të ulur rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, të botuar në revistën prestigjioze The Lancet. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme