Google ADS

Sulmi në zemër: Gjendja ‘e zakonshme’ në dimër që mund të rrisë gjashtëfish rrezikun për sulm

09:39 | 15 Dhjetor 2021
Trina Galanxhi

Sulmi në zemër zakonisht rezulton nga vitet e gjata në të cilat keni bërë zgjedhje të dëmshme për stilin e jetës, të cilat më pas dëmtojnë sistemin kardiovaskular.

Në shumicën e rasteve, gjendja mund të shmanget. Mund të jetë e nevojshme të qëndroni vigjilentë gjatë muajve të dimrit, transmeton portal arbresh.info

Për fat të mirë, të dhënat sugjerojnë se sulmet në zemër janë më të rralla në krahasim me 20 vite më parë.

Në dimër rastet e sulmit në zemër janë më të shpeshta, pasi keni shansa të mëdha të prekeni edhe nga gripi.

Stephen Kissler, në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard T.H Chan, sugjeroi në fillim të këtij viti se mbajtja e maskave mund të ndihmojë në kontrollin e shpërthimit të gripit.

Studimet sugjerojnë se gripi mund të rrisë rrezikun për sulm në zemër, megjithatë, që nga fillimi i pandemisë, koronavirusi ka rritur rrezikun e kësaj sëmundje.

“Midis të rriturve të shtruar në spital me grip gjatë sezoneve të fundit të gripit, sëmundja e zemrës ishte një nga gjendjet kronike (afatgjata) më të zakonshme, ndërsa rreth gjysma e të rriturve të shtruar në spital me grip kanë edhe sëmundje të zemrës”, thuhet në raportin e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Britani të Madhe, transmeton portal arbresh.info

Studimet kanë treguar se sëmundja e gripit është e lidhur me një rritje të sulmeve në zemër dhe goditje në tru.

Një studim i vitit 2018 zbuloi se rreziku për të pasur një atak në zemër ishte gjashtë herë më i lartë brenda një jave pas një infeksioni të konfirmuar të gripit.

Gjetjet e hulumtimit, të financuara nga Instituti Kanadez i Kërkimeve Shëndetësore, ishin më të theksuara për të moshuarit dhe ata që përjetuan sulm të parë në zemër.

Sipas studimeve, gripi ushtron stres në zemër dhe sistemin vaskular duke shkaktuar inflamacion në trup.

Inflamacioni ndodh kur qelizat e bardha të gjakut konglomerohen për të luftuar një infeksion, bakter ose virus. Kjo mund të rezultojë në ënjtje dhe dhimbje në muskujt dhe nyjet limfatike në të gjithë trupin.
Ky aktivitet vjen me një rrezik më të madh të mpiksjes së gjakut, presionit të lartë të gjakut ose ënjtjes dhe shenjave në zemër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme