Google ADS

Sulmet në zemër rriten ndjeshëm te gratë

18:26 | 20 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Rreziku i një sulmi në zemër është rritur ndjeshëm tek gratë e reja, ka gjetur një studim.

Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë se pse po ndodh kjo, transmeton portali arbesh.info

Kur  u analizua përgjatë intervaleve pesëvjeçare, përqindja e përgjithshme e pranimeve në spitale të lidhura me sulmet në zemër në Shtetet e Bashkuara, që i atribuohen pacientëve të rinj, të moshave 35 deri në 54 vjeç, në mënyrë të vazhdueshme u rrit nga 27% në 1995-99 në 32% në 2010-14 rritja më e madhe e vërejtur tek gratë e reja, sipas studimit, botuar kohët e fundit në revistën Circulation.

Gjatë këtyre periudhave, ka pasur një rritje në këto pranime nga 21% në 31% në mesin e grave të reja, në krahasim me 30% në 33% në mesin e të rinjve, tregoi studimi.

Sulmi në zemër ose infarkti ndodh kur zemra nuk merr gjak mjaftueshëm. Çdo vit, rreth 790,000 amerikanë kanë një sulm në zemër, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Sulmet në zemër më së shpeshti ndodhin si pasojë e sëmundjeve të zemrës‖, shkaku kryesor i vdekjes në Shtetet e Bashkuara.

Globalisht, 85% e të gjitha vdekjeve të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare janë për shkak të sulmeve dhe goditjeve në zemër, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Gjetjet e studimit janë të habitshme për shkak se popullsia po plaket dhe megjithatë studimi ka gjetur se përqindja më e lartë e njerëzve që përjtojnë sulme në zemër janë të rinjë.

Sipas shkencëtarëve sulmet në zemër ndikohen nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme