Stufat me djegie të drurit po vënë në rrezik jetën e shumë njerëzve dhe sipas shkencëtarëve, ato përbëjnë një rrezik të madh për mjedisin.
Shkencëtarët thonë se ato japin gjashtë herë më shumë ndotje se një kamion me naftë dhe ato mund t’ju sëmurin, transmeton portali arbresh.info
Hulumtuesit kanë gjetur se ato lëshojnë grimca të vogla, të njohura si PM2.5, e cila është lloji më i dëmshëm i ndotjes së ajrit dhe lidhet me sulme në zemër, goditje, kancer dhe demencë.
Gary Fuller, autor i studimit dhe shkëncëtari kryesor i ndotjes në King’s College në Londër, ka thënë se duhet vepruar urgjentisht, pasi kjo lloj ngrohje gjatë dimrit po vë në rrezik jetët e njerëzve.
Ai paralajmëroi se zjarri i djegies me dru mund të prodhojë gjashtë herë më shumë ndotje se ajo që mund të shkaktojë një kamion me naftë, ose 18 herë më shumë se një makinë moderne me naftë.
Sipas një studimi të bërë nga ai, tymi i drurit po shkaktonte ndotje të madhe të ajrit në Londër.
Sipas statistikave besohet se ndotja e ajrit ka shkaktuar 29,500 vdekje të parakohshme në Britani gjatë vitit 2010 dhe për një peridhë të shkurtë gjatë vitit 2014, për shkak të ndotjes së ajrit gjatë muajit mars dhe prill kanë vdekur më shumë se 1 mijë persona./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën