Heqja dorë nga duhanpirja është padyshim arritje për disa përdorues, por proces më sfidues për disa të tjerë. Çdo vit në Itali 80% e përdoruesve të cilët janë përpjekur për të lënë duhanin nuk ia kanë arritur qëllimit.
Ky pretendim është vërtetuar nga një hulumtim i PASSI-t, një sistem survejimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Itali. Sipas PASSI-t vetëm 10% e përdoruesve ia kanë dalë të lënë duhanin më shumë se 6 muaj më parë.
Drejtuesi i Otolaringologjisë në qëndrën shëndetësore lokale (ASL) në Torino, Fabio Beatrice dha gjithashtu perspektivën e tij në kuadër të një tryeze të rrumbullakët të organizuar mbi këtë tematikë.
“Pirja e duhanit dhe produktet me rrezik të reduktuar” botuar nga Gazeta Il Giornale në Itali nxiti një debat publik kohëve të fundit. Konsumi i cigareve elektronike në Itali paragjykohet sepse ka keqinformim. Sipas të dhënave të raportuara nga Beatrice, një burim i Ministrisë së Shëndetësisë, 24.2% e popullsisë janë duhanpirës dhe 91% e tyre nuk duan ose nuk janë në gjendje të lënë duhanin. Në fakt, është përllogaritur se vetëm në Itali ka mbi 93 mijë vdekje në vit të shkaktuara nga duhani’’, theksoi profesori.
Për më tepër, audienca e keqinformuar beson se nuk ka prova shkencore të reduktimit të dëmit nga përdorimi i produkteve alternative. Por, kjo nuk është e vërtetë.
Studimet e kryera në vitin 2022 nga Cochrane, një organizatë ndërkombëtare britanike e cila fokusohet në ofrimin e informacionit mjekësor që ndihmon mjekët, pacientët, studiuesit dhe politikbërësit për të zgjeruar njohuritë dhe për të marrë vendime mbi kujdesin shëndetësor dëshmuan se cigaret elektronike ndihmojnë njerëzit të lënë duhanin në mënyrë më efektive sesa produktet farmaceutike që përmbajnë nikotinë. Studimi u krye me 22.052 pjesëmarrës, nga të cilët 40 ishin rastësor.
Në revistën Nature Medicine u botua një tjetër studim nga Universiteti i Harvardit dhe ‘King Hospital’ në Londër, i cili zbuloi se cigaret elektronike janë 95% më pak të dëmshme se cigaret me djegie.
“Nga dëshmitë e publikuara nga Nature, është e qartë se duhanpirësit kanë më shumë gjasa të lënë duhanin nëse kalojnë te cigaret elektronike.
Onkologu dhe drejtori i Qendrës së Tumoreve të Klinikës TMG në Piodenone, Umberto Tirellli e sheh këtë kalim si ndryshim revolucionar.
“Ka ndodhur një ndryshim revolucionar, njerëzit kanë hequr dorë nga cigaret dhe kanë besuar produktet alternative të cilat janë më pak të dëmshme. Shitjet e cigareve tradicionale kanë rënë ndjeshëm me 50% në vetëm 7 vjet.”- tha ai ndërsa pyet se pse është e nevojshme të vihet në diskutim efektiviteti i produkteve alternative.
“Pse është ende duke u diskutuar suksesi dhe siguria e produkteve alternative për duhanpirësit?
‘Nikotina nuk është shkaktari i tumorit, djegia është problemi’. -thekson Umberto Tirelli.
Edhe specialisti mjekësor në Shëndetin Publik dhe Presidenti i Agjencisë Kombëtare të Parandalimit, Dr. Giacomo Mangiaracina mbështet këtë tezë. Ai gjithashtu kujton shifrat alarmante si pasojë e cigareve tradicionale.
“Njëzet cigare në ditë për një vit depozitojnë afërsisht 100 gram katran në traktin respirator. Nëse një duhanpirës do të kalonte plotësisht në produktet alternative, do të kishim një reduktim të kancerogjenitetit të përgjithshëm, si dhe ulje në incidencën dhe prevalencën e përhapjes së kancerit të mushkërive në 10-20 vjet.”- argumenton specialisti.
Megjithatë, me ligjin e fundit të buxhetit për cigaret në Itali, parashikohet një rritje prej 1% në vit në 2025 dhe 2026 për produktet e lëngshme me nikotinë dhe për ato pa nikotinë. Pritet një rritje e taksimit të produkteve me ngrohje në 2024 dhe 2025. Në vitin 2026 do të ketë një rritje të mëvonshme prej një pikë përqindjeje. Marco Osnato, kryetar i Komisionit të Financës në Dhomën e Deputetëve, foli pikërisht për shkurtimin e akcizës.
“Nëse ka situata që çojnë në zvogëlimin e rrezikut, ato duhet të inkurajohen. Mënyrat e jetesës duhet të shpërblehen, jo të penalizohen. Sistemi kombëtar shëndetësor do të përfitonte.” – përfundon ai./agroweb.org
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...