Google ADS

Studimi zbulon se sa ditë i kalojnë njerëzit pa i larë maskat, pavarësisht këshillave mjekësore

11:30 | 14 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Maskat e fytyrës janë një fakt i ri që i është shtuar jetës sonë të përditshme.

Tani kur dalim nga shtëpia, ajo që kërkojmë të moss harrojmë është edhe maska e fytyrës, e cila ka rol në kujdesin tonë shëndetësor në këtë kohë pandemie.

Ne bëjmë kujdes për mos t’u infektuar nga Covid-19, por sa jemi të kujdesshëm me higjenën e maskës?

Eskpetët besojnë se keqpërdorimi i maskës mund të vë në rrezik, aq sa edhe mos mbajtja e tyre. Nëse maskat nuk ndryshohet, ose nuk pastrohet shpesh, ato mund të bëhen burim i ndotjes së tyre.

Një studim i fundit i kryer nga Sings.com, ka gjetur se një numër i madh i njerëzve nuk janë të kujdeshshëm me higjenën e maskës.

Mesatarisht, njerëzit kalojnë nëntë ditë pa e pastruar maskën dhe pothujase 11% e tyre pranuar se kishin më shumë se dy javë pa e larë atë.

Sondazhi i kryer në më shumë se 1 mijë njerëz, zbuloi se 25% e familjarëve kanë përdorur një maskë, pavarësisht këshillave mjekësore që kërkohet kujdes me to.

40.8% e njerëzve pranojnë të përpiqen të lajnë një maskë të disponueshme, dhe 44.2% e njerëzve pranojnë të mbajnë një maskë të disponueshme disa herë. Larja e një maske të disponueshme nuk rekomandohet, pasi mund të dëmtojë fibrat, transmeton portali arbresh.info

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë lëshuar udhëzime se si të hiqni dhe lani siç duhet maskat e fytyrës. Ndër këto udhëzime është një thirrje për të larë duart pasi të keni prekur një maskë fytyre, por mbi një e treta e njerëzve që mbajnë maska nuk i ndjekin këto udhëzime.

Pronarët e maskave kanë më shumë të ngjarë të lajnë duart para se të heqin maskën e fytyrës (43.75%) sesa para se ta vendosin (35%)./metro.uk/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme