Një studim i kryer së fundmi ka gjetur se maskat janë efektive në parandalimin e koronavirusit.
Një ekip kërkimor i Universitetit Yale punoi me zyrtarët shëndetësorë të Bangladeshit për të identifikuar 600 fshatra për studimin, me një total prej 340,000 pjesëmarrësish të monitoruar, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Duke përdorur stimuj socialë dhe monetarë, studiuesit i shtynë ata në disa nga fshatrat të miratojnë mbajtjen e maskave.
Ata zbuluan se mbajtja e maskave mund të parandalonte përhapjen e koronavirusit me 9%, ndërsa maskat kirurgjikale në veçanti mund të zvogëlojnë infeksionin me 35 përqind te njerëzit 60 vjeç e lart.
Rreth 29 përqind e njerëzve të afruar përfunduan duke mbajtur maska në mënyrë të vazhdueshme, me studiuesit që thanë se nëse bartja e maskave do të ishte më universale, mbrojtja e ofruar prej tyre ka të ngjarë të kishte qenë shumë më e madhe.
Studiuesit, studimi i të cilëve është aktualisht në para-shtypje dhe presin rishikimin nga kolegët, identifikuan 1.000 fshatra në të gjithë Bangladeshin që do të ishin të përshtatshëm për studimin.
Një e treta e banorëve në fshatrat ndërhyrës morën maska prej pëlhure, ndërsa dy të tretave iu dhanë maska kirurgjikale.
Banorëve iu shpërndanë gjithashtu materiale për veshjen e duhur të maskave, dhe pse maskat ishin të nevojshme, duke përfshirë një video mësimore që paraqiste figura të njohura kombëtare dhe yje të sportit. Ekipi gjithashtu promovoi maskat publikisht përmes njoftimeve ose ofrimit të shpeshtë të maskave për njerëzit e maskuar në publik.
Ndikim të madh patën edhe liderët fetarë, të cilët promovuan barjtjen e maskës.
Ekipi gjeti një reduktim prej nëntë përqind në rastet e COVID-19 që i atribuohet rritjes së përdorimit të maskave, dhe mund të ishte më e lartë nëse më shumë njerëz do të kishin miratuar bartjen e maskës me kohë.
Qëllimi i shkencëtarëve për të studiuar fshtatrat në Bangladesh ka ardhur si pasojë e mungesës së vaksinimit.
Bangladeshi ka pasur rreth 1.5 milionë raste me koronavirus dhe 26 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë, ndërsa janë vaksinuar rreth 8 përqind e popullsisë./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj