Sipas shkencëtarëve, gratë gërhasin më shumë se burrat, madje edhe me zë më të lartë, por nuk e pranojnë atë.
Ekspertët izraelitë ekzaminuan 1,913 pacientë, 675 gra dhe 1,238 burra në qendrën e tyre të çrregullimeve të gjumit, transmeton portali arbresh.info
Ata arritën në përfundim se një pjesë e mirë e grave ishin të bindura që nuk gërhasin, megjithatë gjatë studimit ato shfaqen gërhitje me intesitet të lartë.
Studimi i botuar në “Journal of Clinical Sleep Medicine” gjeti se nuk ka ndonjë ndryshim në intesitetin e gërhitjes mes dy gjinive, por gratë priren të nënvlerësojnë vëllimin e gërhitjes.
Para sondazhit, 28 përqind e grave raportuan se nuk gërhisnin fare, dhe doli se ishte e vërtetë për vetëm nëntë përqind të tyre. Midis burrave, gjërat ishin ndryshe. 6.8 përqind ishin të bindur se nuk ishin duke gërhitur, ndërsa në të vërtetë 3.5 përqind nuk ishin duke gërhitur./arbresh.info/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...