Për meraklitë e serialeve ky lajm nuk është aspak i mirë.
Edhe pse ndoshta askush nuk e ka menduar ndonjëherë se shikimi i një serie maratonë mund të jetë deri diku i dëmshëm, së fundmi një studim ka gjetur se nëse qëndroni më shumë se katër orë para televizorit mund të përjetoni mpiksje gjaku, transmeton portal arbresh.info
Gjendja e njohur si tromboembolizëm shkaktohet nga mpiksjet e gjakut që formohen në vena, dhe forma më e zakonshme është tromboza e venave të thella, e cila shkakton ënjtje dhe dhimbje, megjithëse shumë nuk i ndjejnë as simptomat.
Këto bllokime mund të dëmtojnë venat, veçanërisht nëse nuk trajtohen në kohë, dhe kjo mund të çojë në komplikime të tilla si dhimbje kronike, ënjtje dhe ulçera. Nëse ndodh që ato ndahen dhe bllokohen, arteriet në mushkëri mund të shkaktojnë komplikime kërcënuese për jetën.
Faktorët e rrezikut përfshijnë moshën, dëmtimin venoz dhe gjendjet para-ekzistuese si sëmundjet e zemrës.
Qëndrimi shumë i gjatë në një vend rrit rrezikun e kësaj sëmundje, prandaj besohet se qëndrimi më shumë se 4 orë para televizorit dërgon në një rrezik të madh shëndetësor.
Gjatë hulumtimit, u analizuan rreth 130,000 pjesëmarrës më të vjetër se 40 vjeç, të cilët nuk u diagnostikuan me trombozë në fillim të studimit. Shëndeti i tyre u monitorua për disa vite (ndonjëherë 20) dhe ata iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me zakonet e jetës, duke përfshirë shikimin e televizorit.
Më shumë se 1000 njerëz u diagnostikuan me trombozë të venave të thella në një pikë të studimit dhe ishin pikërisht ata që kishin kaluar më shumë se 3 orë qëndrim para TV-së.
Edhe pse lidhja mes shikimit të televizorit dhe mpiksjes mund të ekzistojë edhe për ata që merren me sport, kjo nuk do të thotë se aktiviteti nuk ndihmon.
Ushtrimet e rregullta sigurisht reduktojnë rrezikun dhe ata që shikojnë TV më gjatë në një pozicion këshillohen të bëjnë pushime të shkurtra dhe të ngrihen dhe të shtrihen çdo 30 minuta./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...