Një zbulim i madh për trajtimin e kancerit të prostatës mund të shpëtojë jetën e mijëra meshkujve, sëmundja e të cilëve mendohet të jetë e pashërueshme, thuhet në studim.
Instituti i Kërkimeve për Kancerin tha se gjetjet ishin një “hap i madh përpara”, i cili mund të ndihmojë rreth 3000 burra në vit për të cilët në rast të kundërt do të kishte shumë pak shpresë.
Studimi zbuloi se radioterapia, e cila formon valët rrezatuese kundër tumoreve, mund të ndalojë sëmundjen kur ajo sapo ka nisur.
Kanceri i prostatës është forma më e zakonshme e kancerit në meshkuj, me 47,000 diagnoza në vit.
Në varësi të avancimit të sëmundjes, dhe sa agresive është ajo, burrave u ofrohet një trajtim hormonal, kirurgji, radioterapi ose nje kombinim trajtimesh.
Por kur kanceri është përhapur në legen, trajtimi tradicional bëhet shumë i rrezikshëm, pasi mund të dëmtojë zorrët.
Studimi i ri zbuloi se radioterapia me intensitet të moduluar ishte në gjendje të jepte një dozë të lartë të rrezatimit direkt tek qelizat e kancerit, duke mbrojtur indet e shëndetshme përreth, duke reduktuar kështu efektet anësore.
Në këtë studimi mbi 447 burra, 71 për qind e pacientëve me kancer të prostatës u shëruan dhe ishin plotësisht të lirë nga sëmundja pesë vjet pas trajtimit me këtë radioterapi.
Kur nisi eksperimenti, shumë nga pacientët konsideroheshin të pashërueshëm, thanë hulumtuesit.
Dhe vetëm 8 deri në 16 përqind e atyre të cilët ishin pjesë e eksperimentit vuanin probleme me fshikëzën ose zorrën e tyre.
Eksperimenti zbuloi se radioterapia me intensitet të moduluar, mund të aplikohej në mënyrë të sigurt në legen, i cili është një pjesë shumë e zakonshme ku përhapen qelizat kanceroze, për të ndihmuar në ndalimin e sëmundjes.
Pas një mesatare prej 8.5 vitesh të eksperimentit, 87 përqind e meshkujve janë shëruar, sipas studimit, botuar në Journal Ndërkombëtare të Onkologjisë Radiologjike, Biologji, Fizikë.
Që nga fillimi i eksperimentit në vitin 2000, trajtimi u ofrohet gjithnjë e më shumë disa pacientëve nga qendrat kryesore të kancerit.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...