Ushqyesit si hekuri dhe kalciumi janë thelbësore për shëndetin e gjakut dhe kockave.
Por më shumë se gjysma e popullsisë globale nuk po ha mjaftueshëm nga këto dhe pesë lëndë ushqyese të tjera gjithashtu thelbësore për shëndetin e njeriut, sipas një studimi të ri.
Më shumë se 5 miliardë njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm jod, vitaminë E ose kalcium, zbuloi studimi i publikuar më 29 gusht në revistën The Lancet Global Health.
Dhe më shumë se 4 miliardë njerëz kanë konsum të pamjaftueshëm të hekurit, riboflavinës, folatit dhe vitaminës C.
“Studimi ynë është një hap i madh përpara”, tha në një njoftim për shtyp autori bashkë-drejtues i studimit Dr. Christopher Free.
Studiuesit gjetën gjithashtu dallime midis grave dhe burrave.
Gratë kishin më shumë gjasa se burrat të mos konsumonin mjaftueshëm jod, vitaminë B12, hekur dhe selen.
Meshkujt, nuk merrnin mjaftueshëm magnez, zink, tiaminë, niacinë dhe vitamina A, B6 dhe C.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...