Pavarësisht nga lloji i reagimit që kanë individët kur përballen me periudha të lodhshme ose stresuese – dhe përdorimi i mundshëm i ushqimit si paliativ i mangësive të tjera emocionale, shkenca ka konrmuar që, në një nivel fizik dhe organik, stresi ju shëndosh.
Roli i kortizolit. Kortizoli është hormoni i stresit dhe kur nivelet e tij rriten, do të thotë që ne jemi të stresuar. Sipas një studimi të botuar në Obeziteti, niveli i hormonit të stresit është më i lartë te njerëzit me peshë më të lartë. Kortizoli ngadalëson metabolizmin dhe kjo na çon në shtimin e peshës.
Kërkimi i sheqerit. Të gjithë e dimë, sa më shumë sheqerna që konsumojmë, aq më shumë rritet mundësia për të bërë “një vrimë tjetër në rrip”. Stresi na bën të kërkojmë ëmbëlsirat dhe ushqimet e konservuara pasi këto ushqime kryejnë një funksion ngushëllues të menjëhershëm.
Roli i insulinës. Stresi ngre sheqerin në gjak me rezultatin që, përgjatë gjithë periudhës stresuese, niveli i insulinës në gjak të mbetet vazhdimisht i lartë. Kjo nënkupton një rritje të depozitave të yndyrës dhe rrjedhimisht edhe të atyre centimetrave shtesë.
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...