Studimi i ri tregon si ta zgjatni jetën tuaj për 10 vjet më shumë

00:11 | 7 Maj 2018
Arbresh.info

Ditëve të sotme jetojmë në një epokë ku çdo ditë e më shumë njerëzit po vdesin para kohe si pasojë e sëmundjeve të ndryshme.

Ekspertët tregojnë se disa prej shkaktarëve kryesorë të vdekjeve të parakohshme janë kanceri, sëmundjet e zemrës, sulmet e trurit, sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes dhe sëmundjet e mëlçisë, transmeton Telegrafi.

Por në mënyrë që t’ia jepni vetes shanset maksimale për t’i shmangur këto sëmundje dhe për të jetuar një jetë sa më të gjatë, patjetër se duhet ta ndryshoni stilin e jetesës.

Një studim i ri ka analizuar pikërisht këtë: si ndikon stili i shëndetshëm i jetesës në jetëgjatësi.

Studimi ka zbuluar se ka disa gjëra të thjeshta të cilat njerëzit mund t’i bëjnë për të jetuar deri në 10 vjet më shumë.

Fillimisht, shkencëtarët kanë thënë se pirja e duhanit është gjëja më e rrezikshme për shëndetin dhe është mirë të hiqni dorë sa më parë.

Pastaj, e dyta është pesha e shëndetshme, ku ekspertët rekomandojnë të mbani një indeks të masës trupore (BMI) mes 18.5 dhe 24.9.

Faktori i tretë ka qenë aktiviteti i rregullt fizik – për efekte sa më të mira duhet të bëni ushtrime të rregullta fizike, minimumi tri herë në javë.

Dieta e shëndetshme ka qenë faktori i katërt, ndjekur pas nga kufizimi i sasisë së alkoolit që e konsumoni. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme