Studimi i ri thotë se kjo simptomë shfaqet 5 vjet përpara diagnostifikimit me Parkinson

12:15 | 18 Maj 2022
Trina Galanxhi

Sëmundja e Parkinsonit (PD) është një çrregullim progresiv i lëvizjes që prek sistemin nervor.

Tani për tani, gati një milion amerikanë jetojnë me këtë gjendje dhe 60,000 raste të reja diagnostikohen çdo vit. Simptomat e këtij çrregullimi priren të fillojnë në mënyrë delikate, duke u përkeqësuar gradualisht me kalimin e kohës dhe shpesh anashkalohen derisa të zhvillohen shenja më të rënda, transmeton portal arbresh.info

Simptoma më e zakonshme e lidhur me sëmundjen e Parkinsonit është dridhja, por ka disa të tjera që shfaqen shpesh te pacientët me PD. Këto përfshijnë lëvizje të ngadalësuar (bradikinezi), muskuj të ngurtë, humbje të lëvizjeve automatike, vështirësi në të folur, ekuilibër të dobët, qëndrim të dëmtuar dhe ndryshime në shkrimin e dorës, thotë Klinika Mayo.

Megjithatë, neurologia Cristina Simonet, tha se simptomat tjera të sëmundjes janë edhe kapsllëku, depresioni mosfunksionimi erektil.

Sipas studimit të Simonet, i cili u botua në JAMA Neurology në mars 2022, ekziston një simptomë jo-motore që mund të shfaqet pesë vjet përpara diagnozës së Parkinsonit: humbja e dëgjimit.

Simonet dhe ekipi i saj analizuan të dhënat shëndetësore nga mbi një milion njerëz në Londër dhe gjetën se disa nga simptomat e sëmundjes së Parkinsonit u shfaqen më herët.

Ata vunë re se pacientët me humbje dëgjimi aq të rëndë sa të kërkonin një referim për një test dëgjimi kishin më shumë gjasa të zhvillonin PD në pesë vitet e ardhshme sesa ata që nuk e kishin.

Sëmundja e Parkinsonit prek kryesisht njerëzit e moshuar dhe humbja e dëgjimit është më e përhapur te këta njerëz.

Një studim tjetër i botuar në vitin 2020 në revistën NPJ Parkinson’s Disease, gjeti se “individët që raportuan se ishin të vetmuar përjetuan një ashpërsi simptomash 55 për qind më të madhe se ata që nuk ishin të vetmuar”.

Sipas studimit, izolimi social u shoqërua me ashpërsi të madhe të PD-së të raportuar nga pacientët me cilësi të ulët të jetës, megjithatë është e paqartë nëse ky është shkaku ose pasoja e sëmundjes./arbresh.info/

Të ngjashme