Studimi i fundit tregon se WiFi dëmton spermën te meshkujt

10:55 | 30 Prill 2020
Arbresh.info

Telefonat e mençur  vitet e fundit janë kthyer në ‘sëmundje’ për të gjithë njerëzit. Nuk mund ta mendojmë të pimë kafe, të ulemi në restorant apo të shkojmë diku dhe të mos jemi të lidhur me internetin. Sot të gjitha ambientet të sigurojnë internet falas. Por, a është i dëmshëm interneti për shëndetin?

Sipas një studimi të fundit ka rezultuar se valët elektromagnetike të shpërndara nga pajisjet e WiFi- së (celularët apo modemi) dëmtojnë spermën. Është rritur numri i çifteve të cilët përpiqen shumë kohë për të pasur një fëmijë por nuk munden, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, 15% e çifteve në mbarë botën kanë probleme me të bërit fëmijë, ku një e treta e kësaj pamundësie vjen nga burrat.

Infertiliteti shkaktohet nga një sërë faktorësh siç janë stresi, dieta jo e pasur ushqimore, duhani alkooli. Por një faktor tjetër i cili ka një ndikim të madh është edhe përdorimi i aparateve celulare.

Pas kryerjes së një eksperiment në 50 meshkuj, u vërejt lidhja e drejtpërdrejtë e përdorimit në masë të celularit me pamundësinë e të pasurit fëmijë.

Ekspertët këshillojnë se zgjidhja e kësaj është reduktimi i përdorimit të celularëve dhe mos mbajtja gjatë gjithë kohës me vete. Mos e mbani aparatin celular në xhep apo poshtë jastëkut kur flini, por vendosini në një distancë të largët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme