Edhe pse të dhënat mbi efektin e temperaturës në përhapjen e koronavirusit deri me tani janë të ndryshme, një studim i fundit në Greqi ka zbuluar se virusi transmetohet më pak në vendet me temperaturë të lartë.
Studimi i kryer nga Klinika Pulmonare e Universitetit të Thesalisë në bashkëpunim me Qendrën për Kërkime Ndërdisiplinore në Universitetin Kombëtar Teknik të Athinës Mecovo dhe Departamentin e Administrimit të Biznesit të Universitetit të Patras, zbulon detajet mbi rolin e temperaturës dhe koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
“Ne kemi gjetur një efekt të qartë të temperaturës në shkallën e përhapjes së sëmundjes, pasi vendet me temperaturë më të ulët, veçanërisht me një temperaturë mesatare prej 0-18 gradë Celsius kanë një shfaqje më të shpejtë të rasteve të reja të koronavirusit çdo ditë dhe një numri më të lartë të përgjithshëm të raste të konfirmuara në krahasim me vendet me temperatura mesatare më të larta “, thotë profesori Konstantinos Jurgulianis i Klinikës Pulmonare.
Ekspertët kinezë: Rrobat lajini me këtë temperaturë, më pak nuk e vret virusin!
“Sipas analizës sonë, ndikimi i temperaturës nuk duket se varet nga koha e shpërthimit dhe dendësia e popullatës”, tha ai duke shtuar se sigurisht që numri i fundit i rasteve varet shumë nga masat e marra për të parandaluar përhapjen e virusit.
Deri me tani shumë studime sugjerojnë se temperaturat e ftohta ndihmojnë që koronavirusi të mbijetojë dhe të përhapet.
“Faktorët kryesorë që mbështesin teorinë e ndikimit të temperaturës në përhapjen e epidemive virale janë rritja e sinkronisë, që transmetimin, ndjeshmërinë e trupit të njeriut dhe stabilitetin e grimcave virale në mjedis gjatë muajve të dimrit”, tha Jurgulianis.
Koronavirusi ende mbetet një sëmundje mister, përderisa shkencëtarët janë duke testuar vaksinën për parandalimin e sëmundjes./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...