Google ADS

Studimi gjen edhe një të mirë shëndetësore që vjen nga kafja

21:57 | 29 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Shumë studime kanë treguar për të mirat dhe të këqijat që vijnë nga kafja.

Megjithatë, shumë pak njerëz mund ta imagjinojnë nisjen e një ditë pa e pirë një kafe, transmeton portal arbresh.info

Pavarësisht nëse është e idhët, apo e ëmbël, kafja vazhdon të mbetet pija më e dashur për shumë njerëz në shumë vende të botës.

LEXO EDHE: 5 mënyra për t’u zgjuar nga gjumi pa kafe

Hulumtimi i ri nga Universiteti i Hong Kong ka zbuluar se ata që konsumojnë më shpesh kafe kanë kocka më të forta.

Studimi, i cili përfshin më shumë se 500 të rritur, zbuloi se njerëzit që pijnë kafe kanë përqindje më të lartë të mineraleve në eshtra, duke i bërë kështu ato më të fortë dhe më pak të prirur që të thyhen.

“Për njerëzit që pinë shumë kafe dhe që kujdesën për shëndetin, ky është një lajm i shkëlqyer. Kafja është e mirë për kockat. Herën tjetër kur dikush ju kundërshton për të pirë kafe, referojuni hulumtimit që flet për efektin e saj pozitiv”, tha Dr. Chad Dill./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme