Një dietë e varfër në yndyra dhe e pasur me fruta dhe perime, mund të ulë rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit, sipas një artikulli të botuar në “JAMA”, me autor kryesor Rowan Chlebowski (Qendra Kombëtare Mjekësore, në Duarte të Kalifornisë).
Studimi është një analizë afatgjatë e një studimi amerikan të kryer në vitet 1990: Modifikimi Dietik (DM) i Iniciativës së Shëndetit të Grave (WHI), i cili përzgjodhi në mënyrë rastësore 48,835 femra pas menopauzës për të vazhduar dietën e zakonshme ose për të ndjekur një dietë të varfër në yndyra dhe me përmbajtje të lartë frutash dhe perimesh për 8 vjet.
“Në total, 19.541 pjesëmarrëse e kanë reduktuar marrjen e yndyrës në 20% të totalit të kalorive duke shtuar sasinë e frutave, perimeve dhe drithërave, ndërkohë që grupi i mbetur, me 29.294 subjekte që vazhduan dietën e zakonshme, shërbyen si një grup kontrolli”, shkruajnë studiuesit. Gjatë studimit, 1,764 gra kanë zhvilluar kancerin e gjirit, por në një analizë të mëparshme, dieta me yndyrë të ulët nuk tregoi një ndikim të rëndësishëm në rrezikun e zhvillimit të tumorit. Nga analiza dytësore e kryer për gratë që pas zhvillimit të kancerit të gjirit u ndoqën edhe për një dhjetëvjeçar, shfaqet një mbijetesë më e madhe tek ato që kanë ndjekur dietën me yndyrë të ulët (82%) sesa tek ato që vazhduan me dietën e zakonshme (78%).
“Dallimi është i vogël, por mbështet atë që dihet: një dietë e pasur me yndyra të ngopura është një faktor rreziku për kancerin e gjirit, si dhe lloje të tjera të kancerit, përveçse për mbipeshën dhe obezitetin”, shkruajnë studiuesit, duke shpjeguar se ky studim i shtohet sasisë dërrmuese të të dhënave nga të cilat del se një dietë e ekuilibruar dhe një aktivitet i rregullt fizik zvogëlon rrezikun e kancerit, si dhe të sëmundjeve kronike.
“Përmbledhtazi, te gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit gjatë ndërhyrjes dietike, ato që ndoqën një dietë të varfër në yndyra dhe të pasur me fruta dhe perime, mbijetuan më gjatë se grupi i kontrollit, që ndoqi një dietë të zakonshme”, përfundon Chlebowski/doktor33.al
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...