Studimi amerikan: Drita e diellit vret Koronavirusin

15:45 | 25 Prill 2020
A Z

Një studim i papublikuar i studiuesve të Departamentit të Sigurisë së SHBA thotë se drita e diellit vret qelizat e koronavirusit të mbetura në siperfaqe solide, por dokumenti ende nuk ka marrë aprovimin e ekspertëve.

Rezultatet treguan se radiacioni ultraviolet dëmton materialin gjentik të virusit dhe ndalon aftësinë e shumimit të tij në sipërfaqe, ndërsa nuk ka asnjë prove se rrezet ultraviolet mund të vrasin virusin në trupin e njeriut. Provat u prezantuan në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë nga këshilltari i shkencës e teknologjisë Bill Bryan, i cili vetë nuk ka formim shkencor.

Shkencëtarët kanë refuzuar ndërkohë përdorimin e rrezeve të diellit (UV) si kurë për të sëmurët me koronavirus dhe u bënë thirrje publikut të mos ekspozojnë veten ndaj radiacionit që mund të shkaktojë kancer të lëkurës.

Një virolog tha se banjo e diellit nuk ndalon shumimin e patogjenëve brenda organeve të njeriut, pasi rrezet nuk depërtojnë aty.

lg.php.gifPor ata pranonin se rrezet ultra-violet mund të përdoren nga spitalet për dekontaminimin e hapësirave. Studimi në fjalë u krye nga laboratori ushtarak amerikan në Frederick, Maryland.

Bryan tha se gjysmë-jeta e virusit ishte vetem 18 orë kur ekspozohej në temperatura prej 21-24C, në sipërfaqe pa pore dhe me lagështirë prej 20 përqind.

Jetëgjatësia përgjysmohej kur lagështira arrinte në 80 përqind. Kur në të shtoheshin dhe rrezet e diellit, jeta e virusit ishte vetëm dy minuta.

Kur virusi qëndronte në ajër, jeta e tij nën dritën e diellit ishte vetëm 1 minutë e gjysmë, sipas të dhënave.

Dokumenti nuk është publikuar për shqyrtim dhe kjo ndalon dhënien e vlerësimit për metodologjnë e matjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme