Sa mirë e njihni trupin tuaj? Shumica e njerëzve e dinë se mund të kenë probleme me shpinë apo gjunjë, por çfarë për organet e tyre të brendshme?
Mund të shpresojmë se pjesa dërrmuese e botës e din ku gjendet truri apo zemra; por a e dinë ku gjenden mëlçia dhe veshkat?
Pikërisht këtë është munduar ta kuptoj një ekip hulumtues nga Universiteti i Lancasterit.
Ata u kanë kërkuar 63 vullnetarëve me një moshë mesatare 36.5 vjet t’i identifikojnë 20 pjesë më të panjohura të trupit, të cilat kanë përfshirë organe, muskuj dhe ligamente, transmeton Telegrafi.
Rezultatet e tyre janë publikuar edhe në internet, dhe, thënë më thjesht, ato rezultate janë shqetësuese!
Siç edhe është parashikuar, secili prej tyre e ka ditur ku gjendet truri, por e kanë pasur më të vështirë t’i lokalizojnë organet tjera.
P.sh., vetëm 70 për qind e pjesëmarrësve e kanë ditur ku gjenden mushkëritë.
Probleme kanë pasur edhe me lokalizimin e fshikëzës, pankreasit, etj.
Sidoqoftë, duket se njohuritë e tyre për muskuj kishin qenë më të mirat.
80 për qind e të anketuarve e kishin ditur ku gjenden bicepsët, ndërsa i njëjti rezultat kishte qenë edhe për tricepsët, por vetëm te meshkujt.
Vetëm 50 për qind e grave e kishin ditur ku gjenden tricepsët.
Në fund, autorët e studimit kanë kërkuar për një përmirësim në edukimin e përgjithshëm të anatomisë. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?