Konsumi i rregullt i çajit mund të zvogëlojë rrezikun e humbjes së kujtesës me 50 për qind, tregon studimi i shkencëtarëve në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Singaporit.
Studimi është realizuar me ndihmën e 957 kinezëve, konsumatorë të çajit. Ata në periudhën 2003-2005 kanë pirë rregullisht çaj sipas zakoneve dhe të dhënat e tyre në lidhje me sasinë e çajit të pirë ia dorëzuan studiuesve. Deri në vitin 2010, të anketuarit një herë në dy vite i janë nënshtruar testeve të cilat, ndër të tjera, duhej të tregonin nivelin e kujtesës së tyre.
Sipas rezultateve, konsumi ditor i çajit për 50 për qind ul rrezikun e problemeve të humbjes së kujtesës. Sa i përket të moshuarve, kur paraqitet rreziku i prekjes nga sëmundja e Alzheimerit, atëherë kjo shifër arrin në madje 86 për qind.
Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Journal of Nutrition Health&Aging”.
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...