Dieta me bazë bimore mund të bëjë mrekulli për shëndetin tonë.
Studimet kanë treguar se kufizimi i mishit të kuq dhe ngrënia e drithërave, frutave dhe perimeve mund të ulë kolesterolin dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, të parandalojë diabetin e tpit 2 dhe madje të zgjasë jetën e njeriut.
Sipas një studimi të ri që analizoi 206 lloje të ndryshme ushqimesh kur bëhet fjalë për parandalimin e diabetit, këto përfitime mund të shfaqen vetëm nëse dieta me bazë bimore është e shëndetshme dhe redukton ushqimet që janë shumë të përpunuara ose të ngarkuara me sheqer.
Analiza 12-vjeçare e mbi 113,000 pjesëmarrësve të studimit të “Biobank” në Mbretërinë e Bashkuar, i vendosi njerëzit në katër kategori bazuar në marrjen e frutave, perimeve dhe drithërave të freskëta.
Njërëzit me 25%-in më të lartë kryesisht hanin një dietë me bazë bimore të ulët, ëmbëlsira, drithëra të rafinuara dhe pije me sheqer.
Njerëzit në 25%-in më të ulët konsumonin shumë më tepër nga ato, ushqime të pashëndetshme me bazë bimore.
Ndërsa njerëzit në nivelin më të ulët hanin më shumë drithëra, fruta dhe perime të freskëta
Njerëzit që konsumonin dietën më të shëndetshme kishin gjithashtu indeks të masës trupore si dhe nivele më të mira të sheqerit në gjak.
Përfitimi shtrihej tek njerëzit e predispozuar gjenetikisht ndaj diabetit dhe ata që kishin faktorë të tjerë rreziku si obeziteti.
Alysha Thompson, studente doktorature në Universitetin “Queen’s Belfast” në Irlandën e Veriut tha se: “Këto të dhëna janë vërtet të rëndësishme, veçanërisht për ata që kanë rrezik të lartë të zhvillimit të diabetit, pasi kjo tregon se ata mund ta zvogëlojnë rrezikun e tyre duke ndjekur një dietë të shëndetshme me bazë bimore”.
Si ndihmon një dietë e shëndetshme me bazë bimore në mbrojtjen e trupit nga diabeti i tipit 2?
Aedín Cassidy, profesor në Institutin për Sigurinë Ushqimore Globale tregoi për CNN një zbulim tjetër që është bërë ndaj rolit të veshkave dhe mëlçisë në reduktimin e rrezikut të diabetit të tipit 2.
“Për herë të parë kemi treguar se përmirësimet në metabolizmin e mëlçisë dhe veshkave vijnë si rezultat i një diete të shëndetshme me bazë bimore, kjo shpjegon se një dietë e tillë mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2” tha Cassidy.
Sipas një analize të bërë nga Duane Mellor, dietologe dhe pedagoge e lartë në Shkollën Mjekësore “Aston” në Birmingham, tregoi se shëndeti i mëlçisë dhe masat e tjera të inflamacionit mund të lidhen me dietën dhe rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2”./tch
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...