Në emisionin “Vizioni i Pasdites”, në një rrëfim ekskluziv studentja shqiptare në Spanjë Laura Bixhi, e cila është prekur nga Covid-19, ka folur mbi simptomat e saj, si dhe si po e përjeton këtë periudhë të vështirë të jetës së saj. Ajo ka dhënë gjithashtu detaje, se si shteti spanjoll po përballet me krizën që ka shkaktuar koronavirusi.
“Unë kam që pas datës 8 mars që e kam marrë Koronavirus pasi kam qenë pjesë e një parade për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pata problem me shëndetin dhe u vetëizolova. Më filloi temperaturë jo e lartë, 37.5, kollë e thatë, marrje mendsh, dhimbje koke. U shqetësova dhe mora urgjencën në telefon. Unë jetoj vetëm dhe urgjenca më tha të rri e izoluar. Unë kam marr paracetamol dhe një shurup për kollën. Jam në përmirësim,” u shpreh ajo.
Lidhur me masat e qeverisë spanjolle studentja tha se daljet janë shumë të pakta dhe se nuk ka orare për të dalë, përveccëse për nevoja bazike.
“ Daljet janë shumë të pakta. Unë duhet të ushqehem, të dal në farmaci. Nuk ka doreza dhe maska. Përdor doreza pambuku të cilat i laj. Daljet duhet të jenë sa më të pakta. Ndonjëherë ndihem sikur më mungon ajri, kjo vjen si pasojë e panikut.Në Spanjë nuk ka orare për të dalë. Shkojmë në farmaci, supermarket, bankë, si dhe për të rimbushur telefonin. Për makinat janë marrë masat dhe për këmbësorët do të merren masat. Testi nuk kryehet më në Spanjë, por nëse ke simptoma të marrin në urgjencë”, – ka përfunduar Laura Bixhi./vizionplus/
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...