Shpeshherë në jetën e përditshme njerëzit kanë prirjen që ta marrin lehtë stresin. Kini parasysh që stresi nuk është thjesht një fjalë me 6 germa. Stres do të thotë një varg ndryshimesh biokimike që ndodhin dhe ndikojnë fuqishëm në çdo qelizë të trupit tuaj.
Stresi fillon në trurin tuaj.
Ju perceotoni dhe vlerësoni diçka si istresante, me anë të korteksit cerebral, pjesës më të sofistikuar të trurit që realizon të menduarit. Dhe menjëherë korteksi cerebral jep alarmin. Mesazhe urgjente nisen nër poshtë drejt hipotalamusit – një strukturë trunore e vockël sa një bizele, por mjaft e rëndësishme. Uria. Gjumi. Dhimbja. Nxitja seksuale.
Aktiviteti hormonal. Ruajtja e nivelit normal te funksioneve trupore (rrahja normale e zemrës, presioni normal i gjakut, temperaturë normale e trupit etj.) – të gjitha këto aktivitete jetike kontrollohen dhe rregullohen nga kjo strukturë e vockël trunore. Por jo vetëm aq.
Hipotalamusi përfshihet edhe në realizimin e emocioneve, të tilla si: zemërimi, frika, kënaqësia dhe reagimet ndaj stresorëve. Ja pse quhet ndryshe edhe qendra trunore e stresit. Sapo merr mesazhet e urgjencës prej korteksit cerebral, hipotalamusi aktivizon dy sisteme shumë të rëndësishme në trupin tuaj: sistemin nervor autonom dhe sistemin endokrin (gjëndrat me sekrecion të brendshëm).
Sistemi nervor autonom (ose automatik) përbëhet nga nerva që lidhen me organe të ndryshme të trupit. Ai kontrollon funksionet e pavullnetshme të zemrës dhe enëve të gjakut, të frymëmarrjes, të tretjes, riprodhimit etj. (P.sh., ritmet e rrahjes së zemrës, ritmet e frymëmarrjes, qarkullimin dhe presionin e gjakut etj. Këtë kontroll sistemi nervor autonom e realizon mes dy seksioneve: seksioni parasimpatike dhe seksioni simpatik. Organe dhe gjëndra të ndryshme të trupit tuaj ndikohen nga këto dy seksione. Por ky ndikim është plotësisht i kundërt.
Në përgjithësi, seksioni parasimpatik i sistemit nervor autonom ka si funksion që të ruajë energjinë trupore (p.sh., ul ritmin e frymëmarrjes, ul forcën muskulore, ngadalëson ritmin e rrahjes së zemrës etj.) Ai e kthen trupin në në gjendje qetësie pas stresit dhe përpiqet në mënyrë aktive që të ruajë funksionet e trupit në nivel normal.
Ndërkohë seksioni simpatik ka si funksion që ta vërë në përdorim energjinë trupore; Kur jeni në gjendje stresi (p.sh., kur përjetoni ankth, frikë, zemërim apo qoftë edhe gëzim) aktivizohet pikërisht seksioni simpatik. Ai nxit përnjëherësh shumë organe të trupit tuaj që të reagojnë më shpejt me qëllim që të mobilizohen rezervat e trupit për të përballuar situatën stresante. Këtë reagim fiziologu Valter Kanon e quajti reagimi luftë ose ikje, për arsye se ai e përgatit organizmin që të luftojë ose të ikë prej një situate që paraqet rrezik për të.
Theodhori Karaj – “Psikologjia e stresit”
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...