Stresi në shtatzëni është një gjendje shumë e zakonshme dhe deri diku normale, për shkak të ndryshimeve fizike, psikologjike dhe emocionale. Megjithatë një gjendje e vazhdueshme e stresit mund të ketë efekte negative mbi shtatzaninë dhe shëndetin e fëmijës edne të palindur.
Pasojat mbi fëmijën
Studimet kanë treguar se stresi në shtatzëni mund të çojë në një rrezik më të lartë të lindjes së parakohshme dhe një peshë më të ulët të të porsalindurit.
Sipas disa studiuesve, fetuset e nënave shumë të shqetësuara paraqesin më pak lëvizje të regjistruara përmes ultratingujve.
Studime të tjera kanë gjetur një prani më të madhe të sëmundjeve infektive gjatë fëmijërisë.
Një tjetër studim zbuloi një rrezik më të madh të zhvillimit të çrregullimeve emocionale gjatë jetës, si ankthi dhe depresioni.
Prania e vazhdueshme e stresit mund të pengojë zhvillimin normal të sistemit nervor të fetusit.
Reduktimi i stresit
Është e domosdoshme të kuptoni kur stresi në shtatzëni është i tepruar dhe të përpiqeni të qetësoheni përmes teknikave të ndryshme si relaksimi i muskujve, ngadalësimi i frymëmarrjes, yoga, ushtrime fizike apo edhe një dietë e ekuilibruar./pernenat.al
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...