Google ADS

Stomatologët thonë se nuk duhet larë dhëmbët sa herë ju bie në mend

23:35 | 21 Mars 2021
Trina Galanxhi

Sigurisht që ju mendoni se është ide e mirë që të lani dhëmbët sa më shpesh.

Mbi të gjitha, higjiena e duhur orale nuk mund të jetë kurrë e keqe për ju, apo jo? Por kjo nuk është kështu. Stomatologët paralajmërojnë se ka raste të caktuara kur larja e dhëmbëve në të vërtetë mund të jetë e dëmshme, transmeton portali arbresh.info

Sipas dentistëve dhëmbët nuk duhet larë menjëherë pasi keni ngrënë, sepse tretja fillon në gojë, e cila krijon një mjedis acid dhe kjo nuk është koha më e mirë për të larë dhëmbët.

“Kur ju hani ushqim që përmban sheqer (ose niseshte të thjeshtë që ndahet në sheqer në gojën tuaj), bakteret që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve fillojnë të ushqehen me të dhe prodhojnë acid. Kur dhëmbët tuaj janë të ekspozuar ndaj një mjedisi shumë acid, ata përkohësisht dobësojnë smaltin tuaj (sipërfaqen e fortë dhe të jashtme të dhëmbit) duke shkaktuar humbjen e mineraleve”, thotë Gene Lin, pronari i stomatologjisë pediatrike Hurst, dhe paralajmëron se, në këtë situatë, larja e dhëmbëve mund të dëmtojnë smaltin.

Shoqata Amerikane e Stomatologjisë (ADA) rekomandon që të prisni të paktën një orë pasi të hani për të larë dhëmbët.

Duke pritur për një orë, ju i jepni pështymës kohë të mjaftueshme për të bërë punën e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme