Stërvitja ka qenë prej kohësh e lidhur me rezultate më të mira për gratë me kancer të gjirit – dhe një studim i kohëve të fundit mund të shpjegojë pse.
Sipas studiuesve nga Danimarka, aktiviteti fizik që është mjaft i fortë për të shkaktuar frymëmarrje krijon një element kimik në trup, transmeton Klan Kosova.
Kjo liron komponimet e quajtur katekolamina dhe një në veçanti – epinefrin – ndihmon në shtypjen e rritjes së qelizave tumorale.
Ndërkaq autori i këtij studimi, Pernille Hojman, nga Universiteti i Kopenhagës, tha se është e rëndësishme të theksohet se stërvitja dhe epinefrina nuk e parandaluan tërësisht formimin e tumorit, por shkaktuan një reduktim prej 50 përqind, transmeton Klan Kosova.
Kështu, trajnimi i ushtrimeve nuk mund të zëvendësojë terapinë kundër kancerit, por mund të jetë një strategji efektive mbështetëse, e cila përveç efekteve biologjike, gjithashtu është treguar të rrisë cilësinë e jetës së pacientit dhe ndjenjën e empowermenit.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...