Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës të mërkurën do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe nga ora 11:00 deri në orën 12: 00, nuk do të ofrohen shërbime në ambulantë, spitale dhe qendra të mjekësisë familjare si shkak i mos stimulimit dhe ekzekutimit të pagave ë parapara për sektorin privat stafin teknik dhe fizik, shkruan arbresh.info.
“Ne që nga java e ardhshme gjegjësisht të mërkurën nga ora 11:00- 12:00, të gjithë kryeartët e shoqatave sindikale do të jemi duke protestuar para Ministrisë së Shëndetësis, si dhe gjithë punëtorët e sektorit privat, spitaleve, qendrës familjare, ambulantave nga ora 11:00 deri në orën 12:00, nuk do të kryejnë shërbime në asnjë vend dhe me këtë do të shohim reagimin e Qeverisë, nëse do të kemi bashkëbisedime për tu aprovuar kjo kërkesë”, tha Jusuf Azemi.
Tutje Azemi e quajti degradim ndarjen e punëtorëve fizik dhe teknik nga këto ekzekutime.
“Është një degradim, këto edhe shkijet me pas ba është shumë e rëndë e lere më Qeveria jonë. Atyre u qoftë marre por megjithatë ata janë qeveria jonë”
Po ashtu për ditë të tera ata u janë drejtuar dikastereve përgjegjëse në lidhje me këtë çështje por që nuk kanë marr ndonjë përgjigje.
“Ne kemi kërkuar takim nga Kryeministri, Ministri i Financave, Ministri i Shëndetësisë dhe gjitha organet relevante i kemi bërë kërkesë gati të përjavshme që të takohemi dhe të mos vijmë deri në këtë gjendje çfarë jemi sot. Sot më nuk kemi kohë për dialog sot nuk kemi kohë që të merremi vesh për vendimet dhe qëndrimet që duhet ti shtyjmë përpara”
Ndryshe prezent ishin të gjitha spitalet e Kosovës, të gjithë përfaqësuesit e punëtorëve teknik dhe atyre fizik./arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...