Kur përmendet fjala spinaq, përpara syve na vjen një tufë gjethesh jeshile shumë të shëndetshme për organizmin.
Por spinaqi, nuk gjendet vetën në ngjyrën e gjelbër.
Ekspertët e agroweb thonë se ka një varietet tjetër të spinaqit që gjendet në ngjyrë të kuqe.
Spinaqi me gjethe të kuqe gjendet shumë në Indi, Afrikë dhe në shumë zona të Amerikës Qendrore.
Spinaqi i kuq, me emrin botanik Amaranth Dubius, ka një pasuri vlerash ku përfshihet: hekuri, vitaminat dhe mineralet.
Të jemi të qartë, spinaqi i kuq nuk ka të bëjë aspak me atë jeshilin, megjithatë quhet i tillë si pasojë e ngjashmërisë.
Spinaqi i kuq dhe vlerat shëndetësore
Mjekët thonë sa më e ndezur të jetë ngjyra natyrale e një ushqimi, aq më i mirë është ai për shëndetin.
Spinaqi i kuq është plot e për plot me hekur që lufton aneminë.
Ai gjithashtu përmban antioksidantë, përfshirë vitaminën C që forcon imunitetin dhe mbron zemrën.
Veç tyre, spinaqi i kuq përmban edhe proteina, vitaminat K dhe A, si dhe folat.
Për tretjen
Spinaqi i kuq është i pasur me fibër dhe pengon konstipacionin.
Ai ka aftësi pastruese për zorrën e trashë por edhe për veshkat.
Ekspertët këshillojnë konsumin e gjetheve dhe bishtave në sallata të ndryshme,
Flokë me volum
Lëngu i spinaqit të kuq ka aftësinë ta bëjë flokun më të fortë dhe voluminoz nga rrënja tek majat, falë vitaminave dhe mineraleve.
Lëngu i spinaqit të kuq mund të përdoret në flokë 2-3 herë në javë.
Ai gjithashtu pengon shfaqjen e thinjave sepse është shumë i pasur me hekur, mangan, kalcium e të tjerë.
Tensioni i gjakut
Spinaqi i kuq përmban shumë kalium por pak sodium, gjë që e bën barishten perfekte për ata që vuajnë nga tensioni i lartë.
Një racion spinaq të kuq në ditë rregullon tensionin e gjakut dhe e ul atë.
Për rënien nga pesha
Proteina tek spinaqi i kuq, ul nivelet e insulinës në gjak dhe çliron hormonet që kontrollojnë urinë.
Kjo është shumë e rëndësishme për ata që duan të humbasin në peshë.
Veç proteinës, spinaqi përmban edhe fibër e cila rrit ritmin e metabolizmit.
Për lëkurën
Gjethet e spinaqit të kuq janë fantastike për lëkurën, sepse heqin qelizat e vdekura dhe nxisin zhvillimin e qelizave të reja për një paraqitje më rinore dhe të freskët të lëkurës.
Ai ka efekt ushqyes dhe e bën atë më të butë.
Efektet anësore
Nuk duhet ta teproni me spinaqin e kuq sepse ai mund të shkaktojë disa efekte anësore si: të përziera, probleme me tretjen, shtrëngime në stomak, probleme me veshkat.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...