Google ADS

Speci djegës shkakton humbje të kujtesës

01:33 | 17 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Ushqimet që kanë në përmbajtje të tyre spec djegës janë ushqime të preferuara nga shumë njerëz, por ka edhe nga ata të cilët nuk e konsumojnë dot. Speci djegës ka qenë i lidhur me një rrezik të reduktuar të obezitetit, presionit të lartë të gjakut dhe vdekjes së hershme, por a e dini se ai ndikon negativisht në shëndetin tuaj mendor?

Kërkimet kanë treguar se konsumi i tepërt i specit djegës mund të shkaktojë humbjen e kujtesës. Sipas një studimi të fundit, ku u testuan një numër i konsiderueshëm njerëzish, u zbulua se ata që konsumonin 50 gramë spec djegës në ditë kishin dy herë më shumë gjasa të ankoheshin për memorie të dobët. Gjithashtu ushqimi shumë djegës shkaktonte një rënie të kujtesës me 56 % gjatë 15 vjetëve, shkruan revista Class.

Ky studim është kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Katarit, të cilët nuk janë të sigurt përse ekziston kjo lidhje, por shtojnë se kjo mund të ndikojë në ‘qëndrueshmërinë’ e nervit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme