Sipas nutricionistëve, specat kanë përfitime të shumta shëndetësore, të cilat nuk duhet të neglizhohen.
Përveç shijes joshëse, ato kanë edhe veti të veçanta mjekësore që i bëjnë të mirëpritur për çdo vakt, transmeton portal arbresh.info
100 g spec i kuq i freskët përmban 92% ujë, 6 gram karbohidrate, 1 gram proteinë, 0.3 gram yndyrë dhe 1.2 gram fibra dietike.
Speci është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, C dhe B6.
Është një burim i mirë i acidit folik, fibrave dietike, vitaminës B2, kalciumit, vitaminës K, vitaminës B dhe magnezit.
Sa më të pjekur specat, aq më i lartë është edhe niveli i vitaminave dhe mineraleve. Specat përmbajnë 4 herë më shumë vitaminë C sesa portokallet dhe mbi 30 lëndë ushqyese.
Për shkak se përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A, e cila ndihmon në ruajtjen e shëndetit të syve, specat sugjerohen të konsumohen nga të gjitha moshat.
Të gjithë specat sigurojnë një sasi të mjaftueshme fibrash, pak hekur dhe acid folik, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të zorrëve, një sistem kardiovaskular të shëndetshëm dhe detoksifikim të duhur natyror.
Është gjithashtu e pasur me vitaminë C dhe ndihmojnë shumë edhe në shëndetin e zemrës./arbresh.info/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...