Qelizat e kancerit mund të shkatërrohen me kapsaicinë, një përbërje që është një nga përbërësit kryesorë në specat djegës. Konsumimi i specave të papërpunuar ose si përbërës në salca dhe sallata mund të veprojë në mënyrë parandaluese kundër simptomave të kancerit.
Kapsaicina, një përbërës i specave djegës që është përgjegjës për ndjesinë e djegies që kemi në gojë kur i hamë, mund të shkatërrojë qelizat kancerogjene, pretendojnë shkencëtarët nga Universiteti Gjerman Ruhr, shkruan britanikja “Express”, transmeton portal arbresh.info
Studimi i tyre i fundit zbuloi se djegësima që ka speci mund të jetë shkas për vetë-shkatërrimin e qelizave kancerogjene. Shkencëtarët besojnë se kjo njohuri mund të jetë një ndihmë e madhe për ta në të ardhmen në zhvillimin e një kure për kancerin.
Njerëzit që konsumojnë këtë lloj ushqimi jetojnë më gjatë, thonë italianët
Një studim tjetër i fundit ka zbuluar se specat djegës zgjasin edhe jetën.
Konsumi i specave djegës mund të jetë i pakëndshëm për ata që nuk janë mësuar me specat djegës, por me kalimin e kohës zhvillohet toleranca ndaj specave djegës. Sa më shumë plakemi, aq më e dobët bëhet ndjesia e shijes, madje djegësima bëhet më e lehtë për t’u duruar./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...