14 Nëntori është Dita Botërore e Diabetit e cila në shumë pjesë të botës kalon duke mësuar dhe informuar popullatën lidhur me këtë sëmundje qe është duke shkaktuar “pandemi globale”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë , Shoqata e Endokrinologve dhe Diabetologve të Kosovës dhe në mbështetje të “AQH” do të shënojnë Ditën Botërore të Diabetit në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë.
Për këtë qëllim do të ketë aktivitete të shumta duke filluar me mbajtjen e Konferencës për shtyp, mesazhet në radio, e gjerë tek manifestimet në rrugë ku do të bëhet shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore për kalimtarët e rastit do të matet sasia e sheqerit në gjak.
Kampanja e sivjetme është me moton “Gruaja dhe diabeti ”
Momentalisht në botë janë 99 milion gra të cilat jetojnë me diabet, ky numër parashihet të jetë 313 milion deri në vitin 2040. Në çdo 7 lindje një shtatzënë është e atakuar nga diabeti gestacional.
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat