Sot, në QKUK vendoset obelisk në nderim të sakrificës së mantelbardhëve

08:19 | 16 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Në prag të festës së Pavarësisë së Kosovës, sot do të bëhet inaugurimi i obeliskut, në hyrjen kryesore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Në njoftimin e Odës së Mjekëve thuhet se obelisku do të ngrihet në nderim të sakrificës dhe kontributit të punëtorëve shëndetësor ndër dekada, duke filluar nga koha e arrestimeve të viteve 60-ta, demonstratave të 68-ës ,89-ës, vitet e 90-ta, lufta e UÇK-së dhe deri te sfida e fundit me pandeminë COVID-19.

Ky projekt realizohet me iniciativën e kryetarit të Odës së Mjekëve në bashkëpunim me odat e profesionistëve shëndetësor dhe donatorë të ndryshëm.

Para dy muajve është vendosur gurthemeli  i obeliskut, aty mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme