Google ADS

Soja ul rrezikun e kancerit të gjirit

10:53 | 10 Mars 2017
Arbresh.info

Gratë që po luftojnë me kancerin e gjirit mund të jetojnë më gjatë nëse konsumojnë ushqime me bazë soje, ka zbuluar një studim i ri.

Shkencëtarët thonë se në çdo fazë të sëmundjes, pacientët mund të ulin rrezikun e vdekjes me 21% duke shtuar në dietën e tyre këta ingredientë japonezë.

Kjo ndodh sepse ingredienti kryesor tek soja ‘isoflavone’, tkurr qelizat tumorale tek gratë me kancer gjiri që nuk reagojnë ndaj ilaçeve hormonale.

Hulumtuesit shkencorë tek Universiteti Tufts, në Masaçustes, analizuan të dhënat e më shumë se 6000 grave me kancer të gjirit të cilat jetonin në Amerikë dhe Kanada.

Ato ishin përfshirë në regjistrin ndërkombëtar të kancerit të gjirit dhe dietat e tyre u monitoruan për një periudhë 9 vite e gjysmë. Gjatë kësaj periudhe, kishin ndodhur më shumë se 1200 vdekje, apo rreth 25% e pacientëve.

Në fund të studimit, hulumtuesit shkencorë zbuluan se shkalla e vdekshmërisë ishte 21% më e ulët tek gratë që kishin konsumuar një nivel më të lartë të isoflavonove (përbërës i gjetur kryesisht tek soja), krahasuar me to që kishin konsumuar më pak produkte të sojës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme