Në ka një produkt që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amvise, ajo është soda e bukës. Përveç përdorimeve në kuzhinë, amvisat e përdorin sodën e bukës kundër një sërë problemesh shëndetësore. Ajo që dihet dhe pranohet gjerësisht është se soda e bukës është e mrekullueshme kundër baktereve dhe infeksioneve që shkaktojnë shumë sëmundje.
Kombinimi i saj me mjaltin konsiderohet një kurë ideale për njerëzit që probleme dermatologjike.
Soda e bukës ndihmon në eliminimin dhe parandalimin e puçrave dhe akneve. Ajo gjithashtu pastron lëkurën dhe heq qelizat e vdekura duke përmirësuar shëndetin e lëkurës.
Megjithatë, ky konsiderohet si një grimcë e përfitimeve të mëdha që ofron soda e bukës për shëndetin. Kombinimi i sodës së bukës me mjaltin në një kurë të vetme, ndihmon në trajtimin e shumë sëmundjeve siç është diabeti, gripi dhe sëmundjet e veshkave. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni kurën e sodës së bukës me mjaltin kundër sëmundjeve dhe për mbrojtjen e shëndetit.
Si Të Përgatisni Kurën e Sodës së Bukës Me Mjaltë.
Për përgatitjen e kurës rekomandohet 120 gramë sodë buke dhe 250 gramë mjaltë. Përziejini së bashku në një enë të thellë deri sa të formohet një masë uniforme dhe e trashë. Vendoseni enën brenda një tenxhereje me ujë të valuar dhe mbajeni për 10 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri ndërkohë që masën e sodës së bukës dhe mjaltit vendoseni në një enë qelqi. Ekspertët rekomandojnë konsumin e 2 deri në 3 lugë gjelle nga kjo kurë çdo ditë për një muaj të tërë. Kura me sodë buke dhe mjaltë mund të merret gjatë kësaj kohe para ose pas vakteve.
Ekspertët paralajmërojnë se është shumë e rëndësishme të dini se nuk duhet ta vazhdoni kurën më tepër se një muaj. Gjatë konsumit të kurës duhet të shmangni mishin e kuq, miellin dhe sheqernat./AgroWeb.org
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...