Karrotat janë të pasura me beta karroten, vitamina A,B,C,K dhe E.
Së bashku me kosin në një smoothie janë të pazëvendësueshme për ta filluar ditën tuaj, pikërisht me konsumimin e tyre.
Ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta për ta bërë.
Përbërësit
2 karrota
1 nektarinë
2 feta pjepër (ngjyrë portokalli)
1 kivi
3 lugë kos
Përgatitja
Në fillim lajmë karrotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qerojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat. Në një blender shtojmë karrotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Smoothie juaj është gati!
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’