Sipas një studimi të publikuar në “JAMA”, adoleshentët që kalojnë shumë kohë duke lundruar në ueb, duke luajtur, si dhe duke biseduar me miqtë e tyre në smartfonë e tableta, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë simptomat e ADHD-së (çrregullimi i hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes), krahasuar me ata që nuk e bëjnë këtë.
“Këto të dhëna tregojnë se përhapja e teknologjive multimediale dixhitale me performancë të lartë, mund të shtojë te të rinjtë rrezikun për të zhvilluar ADHD. Me fjalë të tjera, ndërkohë që përdorimi i moderuar i medieve dixhitale ofron avantazhe, siç është qasja ndaj informacioneve edukuese ose mbështetja sociale, ekspozimi i tepruar ndaj argëtimit dixhital mund të ketë pasoja negative për shëndetin mendor të adoleshentëve”, deklaron autori kryesor i studimit, Adam Leventhal, drejtor i laboratorit Shëndeti, Emocionet dhe Varësia ndaj Drogave në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, duke shtuar se aktivitete të tilla si shikimi i televizorit dhe videolojërat kanë qenë tashmë të lidhura me një shtim të rrezikut për ADHD, veçanërisht nëse praktikohen për një kohë të gjatë, ndërkohë që dihet më pak në lidhje me efektet që kanë në shëndet, aplikacionet në smartfonë dhe tableta. Si përfundim, kërkuesit kanë studiuar për më shumë se dy vjet, rreth 2.500 nxënës të shkollave të mesme në Los Anxhelos.
“Në fillim të vëzhgimit, asnjëri nga pjesëmarrësit nuk kishte simptoma të ADHD-së, por adoleshentët që kanë sinjalizuar përdorimin e vazhdueshëm të një game të gjerë aktivitetesh dixhitale në smartfonë e tableta, mes të cilave SMS, video apo muzikë dhe shpërndarje në medien sociale, kishin 10% më shumë mundësi që të zhvillonin simptoma të ADHD-së në harkun e dy vjetëve, krahasuar me ata që i zhvillonin këto aktivitete në mënyrë më të rezervuar, ose që nuk i zhvillonin fare”, shkruajnë autorët.
Në një editorial, Jenny Radesky (Universiteti i Miçiganit) thotë: “Këto rezultate konfirmojnë sugjerimet e Akademisë Amerikane të Pediatrisë 2016 për t’u dhënë përparësi aktiviteteve që promovojnë mirëqenien e adoleshentëve, siç është gjumi, aktiviteti fizik, detyrat pa shpërqendrime të tjera dhe ndërveprimet pozitive me familjarë dhe miq. Në të njëjtën mënyrë, rekomandimet e AAP-së mbi implikimin dhe guidën e prindërve për përdorimin e medieve, janë me rëndësi për zhvillimin konjitiv dhe emotiv të fëmijëve të tyre adoleshentë”./Doktor33.al
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë