Panik, siklet, emocione! Arsyet për te cilat skuqemi janë te shumta, megjithatë ne origjine të këtej fenomeni është i njëjti mekanizëm :“Enët e gjakut që ndodhen në fytyrë zgjerohen dhe kjo rrit praninë e rruazave të kuqe.
Duke qenë se lëkura e fytyrës është e hollë, si pasojë fluksi gjakut është më i dallueshëm se në pjesët e tjera.” Gjithsesi dermatologët kanë identifikuar edhe disa probleme shëndetësore, të cilat çojnë në skuqjen e pjesëve të caktuara të lëkurës. Living ju njeh me pesë rastet më të zakonshme dhe shkaktarët e tyre.
Skuqja në ballë: Skuqja në ballë krijohet si pasojë e problemeve me fshikëzën e urines dhe tretjen e ushqimit. Ndryshoni sa më parë regjimin ushqimor. Konsumoni fruta, perime, ushqime të pagatuara, përtypuni mirë dhe bëni sa më shumë aktivitet fizik.
Në hundë: Hija e kuqe e shfaqur në zonën e hundës është e lidhur ngushtësisht mnë shëndetin kardiovaskular. Keni problem me qarkullimin e gjakut apo dhe kolesteolin e lartë, si dhe duhet të mësoni të kontrolloni lodhjen e tresin.
Skuqje në veshë: Zakonisht, gjyshet thonë që skuqja e veshëve ndodh kur dikush ju përgojon, por e vërteta nuk qëndron kështu. Në këtë rast mund të jenë simptoma të ndonjë shqetësimi në veshka. Për t’i luftuar ato duhet të evitoni kafenë, kripën dhe të pini shumë ujë.
Skuqje në faqe dhe mollëza: Kjo skuqje shkaktohet si pasojë e problemeve në mushkëri. Këshilla më e duhur për duhanpirësit është të reduktojnë konsumin e duhanit. Pini sa më shumë ujë, përdorni kripën e kuqe të Himalajeve, konsumoni sa më shumë fruta të thata dhe merruni me sport, sidomos not.
Në mjekër: Skuqja që shfaqet në mjekër krijohet si pasojë e problemeve hormonale, stresi apo problemet me stomakun.
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!