Skizofrenia keqkuptohet nga shumica

19:42 | 19 Shtator 2017
Arbresh.info

Skizofrenia nuk nënkupton që keni një personalitet të dyfishtë, apo automatikisht shndërrohet në person të dhunshëm, ka paralajmëruar një organizatë shëndetësore.

Sipas një ankete të realizuar me 1,500 persona, nga Rethink Mental Illness, të gjeturat tregojnë që kjo sëmundje është tejet e keqkuptuar.

Skizofrenia zakonisht shkakton halucinacione, të tilla si dëgjimi i zërave, apo iluzione të cilat bëjnë që këta persona të humbin interesin për jetë.

Mirëpo nuk do të duhej të përdoret si fjalë ofenduese, kanë thënë nga kjo organizatë, dhe se mitet e tilla janë shumë të rrezikshme.

Kjo organizatë ka nisur një kampanjë me qëllim të vetëdijesimit për skizofreninë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme