Sipas SHKUK-ut, s’ka më lista pritjeje për stentime në QKUK

12:15 | 16 Korrik 2018
Arbresh.info

Pas punës intensive 24-orësh, 7 ditë në javë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invanzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për tentim, njoftoi përmes një komunikate SHKUK-u.

Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjent.

Shërbimi i Kardiologjisë Invazive nga janari i vitit 2018, ka shënuar rezultate të theksuara, duke realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 intervenime (PCI, procedura me stentim).

Në javën e kaluar janë realizuar dy intervenime kardiokirurgjike, për shkak të diseksionit akut (qarje a murit të aortës).

Dy pacientët, tani janë në transferuar nga Njësia Intensive, në repart dhe janë stabil.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme